22:20 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Google na mundëson ta eksplorojmë ‘Marsin e Tokës’

Nëse jeni kureshtarë për jetën në planetin e kuq, Google tani do t’ju lejojë të eksploroni ishullin Devon, që njihet gjithashtu edhe si ”Marsi në Tokë”, nëpërmjet ekranit tuaj.

Google Street View së fundi ka shtuar ca imazhe të ishullit Devon, një ishull gjigant i pabanueshëm në Tokë, raporton Fox News.

Ishulli, i cili ndodhet në Arktikun kanadez, cilësohet i pajetueshëm dhe ka marrë nofkën ”Marsi në Tokë” sepse kushtet dhe terreni i tij i ngjajnë më së shumti ambientit të Marsit.

Google ka krijuar një uebsajt mjaft ”cool” dedikuar ishullit Devon, dhe ka treguar se si klima e shkretëtirës polare dhe terreni shkëmbor iu ka ndihmuar hulumtuesve që vizitojnë zonën çdo verë, të përgatiten për një mundësi eksplorimi të mundshëm në të ardhmen te planeti i kuq. 

Kompania e teknologjisë bashkëpunoi me studiuesit e Haughton Mars Project (HMP) për të mësuar njerëzit rreth ishullit Devon.

Sipas faqes së internetit të projektit, ai studion lloje të ndryshme të strategjive, teknologjive dhe metodave të trajnimit për misionet e ardhshme të Marsit.

HMP gjithashtu fokusohet në hapësirën e thellë, hënën dhe objektet e afërta të Tokës, të cilat HMP thotë se janë gurët kryesorë të hapave në eksplorimin e Marsit.

Një nga fushat më të rëndësishme që HMP po studion është krateri 23 milion vjeçar Haughton, i cili sipas HMP thotë, “i ngjan sipërfaqes së Marsit në më shumë mënyra sesa çdo vend tjetër në Tokë.”

Haughton, i cili dikur ishte një liqen masiv, ka një strukturë të ndikimit të gjerë 12.4 milje që është shkaktuar nga një asteroid. Për shkak të klimës së ftohtë dhe të thatë të ishullit Devon, krateri nuk ka vuajtur nga shumë dëmtime erozioni.

Ju mund të eksploroni ”Mars në Tokë” dhe të mësoni për hulumtimin në ishullin Devon me një kërkim të thjeshtë në Google Earth. /