23:41 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Google ndalon reklamat në Rusi

Google ka ndaluar reklamat në Rusi, konfirmoi kompania për CNN.

“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme, ne do të ndalojmë reklamat e Google në Rusi. Situata po zhvillohet me shpejtësi dhe ne do të vazhdojmë t’ju informojmë,” tha Google.

Vendimi nënkupton pezullimin e të gjitha platformave për reklamimin e Google, duke përfshirë shfaqjen e reklamave të Google, YouTube dhe kërkimin.

Më herët, një vendim i ngjashëm u mor nga Twitter javën e kaluar, kur pezulloi reklamat si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë.

Kompania Meta ende nuk ka ndërmarrë veprime të ngjashme. Google dhe Meta kanë ndërmarrë tashmë hapa për të parandaluar mediat shtetërore ruse të reklamojnë në platformat e tyre.