14:50 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Google nderon astrofizikanten Dilhan Eryurt, me Doodle të re

Google po nderon astrofizikanten e ndjerë Dilhan Eryurt e cila kontribuoi në NASA për zbarkimin e Apollo 11 në tokën hënore, 51 vjet më parë.

Faqja kryesore e Google përmban vepra arti të Eryurt së bashku me një logo të Google me temë hapësinore.

Eryurt, e cila lindi në Turqinë perëndimore në 1926, filloi të punojë në NASA në vitet 1960, pasi ajo punoi për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Kanada.

Eryurt hulumtoi diellin dhe tregoi se shkëlqimi i diellit ka rënë me kalimin e kohës. Ky hulumtim ndihmoi NASA-n të planifikonte fluturime hapësinore përgjatë viteve 1960 dhe 1970.

Eryurt vdiq në shtator të vitit 2012, në moshën 85 vjeçsare./Indeksonline/

Dilhan Eryurt kimdir, kaç yaşındaydı? Dilhan Eryurt NASA'da neler ...