13:59 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Google nuk deklarohet për aplikacionin Absher

Google vazhdon të heshtë rreth raporteve që kongresmenja amerikane, Jackie Speier, ka pranuar për një aplikacion të dyshimtë që është në kundërshtim me rregullat dhe kushtet e kësaj kompanie.

Aplikacioni saudit, Absher, mendohet se përdoret nga meshkujt për të gjurmuar gratë dhe iu heq të drejtën që ato të udhëtojnë.

Zyra e kongresmenes Speier i tha BBC-së së kanë pasur një bisedë me Google, pasi ajo shkroi një letër duke u ankuar për aplikacionin.

Google nuk pranoi të komentonte këtë takim.

Absher aktualisht është i disponueshëm në aplikacionet e Google dhe Apple.

Ky aplikacioni që shfrytëzohet edhe nga autoritetet qeveritare është kundërshtuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.