14:15 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Google përkujton 50 vjetorin e zbritjes së Apollo 11 në hënë me një Doodle

Klipi i animuar prej 5 minutash ndjek Apollo 11 që nga lëshimi në Tokë, tek zbritja në Hënë dhe rikthimi në Tokë dhe rrëfehet nga dikush që ka njohuri rreth këtij misioni: piloti i modulit komandues të Apollo 11 Michael Collins

Google nuk ka për ta lënë 50 vjetorin e zbritjes së Apollo 11 të kalojë pa një Google Doodle. Kompania publikoi ditën e Enjte një video Doodle në përkujtim të kësaj date.

Klipi i animuar prej 5 minutash ndjek Apollo 11 që nga lëshimi në Tokë, tek zbritja në Hënë dhe rikthimi në Tokë dhe rrëfehet nga dikush që ka njohuri rreth këtij misioni: piloti i modulit komandues të Apollo 11 Michael Collins.

Nëse dëshironi akoma më shumë informacion mund të shikoni videon “Behind the Doodle” e cila përmban filmime të misionit dhe intervistues me krijuesit e Doodle.

Collins injekton në video disa prej kujtimeve të tij duke shtuar detaje në pjesën filmike. Videoja u kujton shikuesve se afro 400,000 njerëz mbështetën misionin dhe Google thotë se hapi i madh i radhës që NASA ka planifikuar është ulja në Hënë e një gruaje dhe një burri në Hënë në 2024.