09:44 / E Diele, 01 Shtator 2019

Google planifikon të ndërtoj një orë me kamerë

Disa burime nga kompania sugjerojnë se Google është duke eksperimentuar me idenë për të futur një kamerë në orës së mençur.

‘LetsGoDigital’ zbuloi patentët, e cila u paraqit përsëri në korrik të vitit 2017. Patenta titullohet thjesht “Camera Watch” dhe do të përmbaj shtatë diagrame, raporton “The Verge”.

Ishte një kohë kur kamerat ishin tipar i rregullt i një ore  të mençur, për shembull, Samsung përfshinte në Galaxy Gear dhe Gear 2 në vitin 2013 dhe 2014. Sidoqoftë, në vitet e fundit ato janë bërë më pak të zakonshme. Apple asnjëherë nuk ka përfshirë një aparat fotografik në një “Apple Whatch. ”

Nuk është e vështirë të kuptohet se pse kamerat nuk janë bërë shtëpi e përhershme ne ora të mençura. Nuk ka shumë vend për ketë sensor dhe mund të jetë tejet e vështirë të bëhet një foto e mirë me to.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se çka do të na ofrojë “Google.”