11:44 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Google po përgatitet të lansoj telefonin më të vogël të mençur

Së shpejti do të lansohet telefoni i mençur që do të jetë i madh sa ­çelësat e shtëpisë.

Gjatë kësaj jave u përfol që Google do të lansoj një telefon shumë të madh por doli krejt e kundërta, transmeton Indeksonline.

Google po përgatitet që të lansoj telefonin e mençur më të vogël ndonjëherë me datën 9 tetor, ditën kur lansohet edhe telefoni “Pixel 3”.

Fillimisht përmes një postimi në Instagram bëri shaka rreth një telefoni me madhësi shumë të vogël. Por tani sipas raportimeve po del të jetë e vërtet.

Blogeri i njohur, Roland Quandt ka lajmëruar se Google së shpejti do të lansoj një mini telefon të mençur dhe do ta quaj “Bonito”. Për momentin ai është duke u testuar nga kompania, ka raportuar blogeri. /Indeksonline/

Temat: