10:38 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Google pritet të prezantojë “Netflix-in e lojërave”

​Google po përgatitet të hyjë luftën e video lojërave.

Makineria e kërkimit sot në mesditë mban eventin e saj Game Developers Conference ku pritet të prezantojë “Netflix-in e lojërave”.

Ajo çfarë raportojnë mediat është se Google mund të dalë më një çmim më të lirë se Xbox i Microsoft apo edhe PlayStation i Sony.

Google ka qenë prej muajsh duke i dhënë formën përfundimtare këtij projekti.

Megjithëse, ky projekt ka qenë shumë mister, është rritur kureshtja dhe pritshmëritë që çfarë mund të prezantojë sot Google.