17:36 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Google që nga nesër bllokon reklamat e bëzdisshme

Google që nga dita e nesërme do të filtrojë reklamat e saj për të sjellur një format të ri në faqe. Google nuk planifikon të fshijë të gjitha reklamat nga Chrome, vetëm ato që konsiderohen të bëzdisshme. Reklama me faqe të plota, reklama me tinguj dhe reklama të rrejshme.

Në desktop, Google po planifikon të bllokojë reklamat pop-up, reklama të mëdha ngjitëse, video-reklama auto-play me zë dhe reklama që shfaqen në një faqe.

Chris Bentzel, menaxheri i Google ka thënë se filtrimi është i bazuar në disa veçori dhe vije si pjesë e ndryshimeve ne faqe pasi ka patur shumë ankesa se reklamat po e bëjnë të bezdisshëm këtë rrjet./Indeksonline/