17:45 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Gorillat pozojnë për foto me rojtarët e parkut

Ditët e punës shpeshherë dinë të jenë edhe të lodhshme e të mërzitshme, transmeton Indeksonline.

Por jo edhe për një roje në Republikën Demokratike të Kongos. Ai “në zyrën e tij”, ka bërë një foto të pazakontë…me gorilla.

Mathieu Shamavu fotografinë e ka postuar në rrjetin social Facebook, si pjesë e përpjekje të tij për të rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për speciet në rrezik.

Imazhi, duke shfaqur dy gorillat që qëndrojnë drejt dhe duke shikuar kamerën, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në mediat sociale, duke sjellë vështirësitë e kafshëve në qendër të vëmendjes.

Sipas faqes së internetit të Parkut Kombëtar të Virunga, një e treta e popullsisë botërore të gorillave malore janë të rrezikuara dhe jetojnë në mënyrë kritike.

Parku është i mbrojtur nga një ekip prej më shumë se 600 rojtarë dhe ndodhet në një rajon të vendit i cili është prekur nga lufta për më shumë se 20 vjet.

“Këta burra dhe gra lokalë kalojnë nëpër trajnime intensive, duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë për të mbrojtur kafshë të egra të jashtëzakonshme të parkut, duke përfshirë këtu edhe gorillat malore të rrezikuara në botë”, thuhet në faqen e internetit.

Përdoruesit e Facebook falënderuan rojtarët për punën e tyre që mbrojnë speciet, me shumë dhurata. /Indeksonline/