Grabitet argjendaria në qendër të Prishtinës (Foto)
(I plotësuar) – Një grabitje ka ndodhur para rreth një ore në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Indeksonline raporton nga vendi i ngjarjes se bëhet fjalë për një argjendari e cila është plaçkitur në qendër të kryeqytetit.
………………………………………………………………………………………………………………..
Një grabitje ka ndodhur para disa minutave në qendër të Prishtinës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informacion për një rast grabitje në rrugën Agim Ramadani. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendngjarje dhe po merren me rastin”, ka thënë ajo./Indeksonline/