18:29 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / S Z

Grabitet një barnatore në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës u morën barna dhe shiringa në vlerë prej 800 euro

Një grabitje nën kërcënimin e armës së ftohtë,  ka ndodhur sot në një barnatore në Lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës ka thënë për “Indeksonline”,  se një person i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ,ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave, në vlerë rreth 800 euro.

“Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës së ftohtë ka grabitur sasi të barnave dhe shiringave (në vlerë rreth 800 euro). Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. .