21:47 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Grabitet një barnatore në Prishtinë, hajni merr një shumë parash

Sonte në rrugën “Holger Petersen” është grabitur një barnatore.

Rreth këtij rasti, Indeksonline kontaktoj me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë.”

“Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dal dhe po merret me këtë rast”, u shprehë Krasniqi./Indeksonline/