08:35 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / MSH

Grabitje me armë në një pompë të Lipjanit

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:33 në një pompë në Poturovc të Lipjanit.

Rastin në polici e ka lajmëruar një ankues, punëtor i pompës.

Sipas tij, deri ishte duke punuar, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.