22:32 / E Mërkurë, 25 Prill 2018

Grabitje me armë zjarri në Shqipëri, vritet burri, plagoset bashkëshortja

Një grabitje me armë zjarri ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme në Kamëz. Viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur është gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar : Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.