09:07 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Grabitje si në filma në Vushtrri

Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri.

Dy meshkuj pasi kanë hipur në një taksi, gjatë rrugës taksi e ka ndalur veturën për të marrë një tjetër udhëtar.

Me të hyrë ai, u ka hedhur sprej syve dy meshkujve që ishin brenda.

Kështu ai ka marrë me forcë portfolin e njërit, ku kishte 2500 euro para dhe dokumente personale, raporton Indeksonline.

“Rr. Viciana, Vushtrri 04.07.2022 – 21:35. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin  ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, njofton Policia.