Graham Potter: S’jemi në nivelin e Francës
Trajneri i Suedisë, Graham Potter ka folur pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës.
Suedia mbrëmë pësoi humbje nga Kombëtarja e Francës, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Potter e uroi Francën për kualifikimin, derisa tha se e merituan fitoren pasi ata janë një ekip i fortë dhe se Suedia nuk është në nivelin e tyre.
”Para së gjithash, urime Francës! Ishte skuadra më e mirë dhe e meriton fitoren. Ne dhamë gjithçka. Lojtarët e mi treguan guxim, përkushtim dhe forcë të vërtetë karakteri nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ndonjëherë, duhet të dish si t’i njohësh kufijtë tu dhe të pranosh se je përballur me një skuadër që luan në një nivel të jashtëzakonshëm.
Nuk ka turp të humbasësh ndaj Francës. Ata janë shumë të fortë dhe ne nuk jemi në nivelin e tyre tani. Ky është realiteti”, ka deklaruar Graham Potter./IndeskOnline/

