14:50 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / S Z

Grand Blue Fafa, me oferta speciale për festat e Nëntorit

Nëse doni që festat e Nëntorit, t’i kaloni në një ambient festiv dhe të ngrohtë, atëherë mund të zgjedhni “Grand Blue Fafa”, vendi ideal, për të gjithë ata që duan që festave t’i japin dhe më shumë kuptim.

Festat e Nëntorit tek Kompleksi “Grand Blue Fafa”, vijnë me një ofertë speciale. Nuk do të mungojë  as muzika live dhe animacionet për të gjithë fëmijët, që do të jenë pjesë e këtyre ditëve festive, në Kompleksin “Grand Blue Fafa”.

Për të gjithë ata që zgjedhin “Grand Blue Fafa”, për t’i kaluar ditët festive, kanë oferta speciale.

“Grand Blue Fafa”,  ka oferta speciale me çmime tejet të favorshme.

Oferta Bed Breakfast,  në të cilën përfshihet akomodimi, mëngjesi dhe SPA, për tri ditë e dy netë, ka një çmim prej vetëm 77 euro.

Ndërsa për të gjithë ata që preferojnë që të marrin ofertën Half Board, në të cilën përfshihen akomodimi, mëngjesi, darka dhe SPA për tri ditë e dy netë, do të paguajnë një çmim prej vetëm  88 euro.

Në këto çmime përfshihen dhe pishina e brendshme, Jakuzzi, hamami, sauna, banjo avulli, dhomë relaksi me kripë,  dush emocional, muzikë live, Miniclub dhe animatorë për fëmijë, si dhe  parkingu dhe wifi.

Ndryshe, “Grand Blue Fafa” Resort ndodhet pikërisht përballë Rivierës Shqiptare, në plazhin e bukur të gjatë të Golemit, Durrës.

“Grand Blue Fafa”,  Resort është një hotel mbresëlënës me një arkitekturë mahnitëse, të ndërtuar në një plazh të mrekullueshëm të Golemit, ideal për ata që kërkojnë të kenë pushimet e tyre të qeta dhe që mbeten gjatë në kujtesë.

Per Rezervime: +355697086352/ +355697067501