09:00 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Granit Xhaka afër rikthimit në Bundesligë

Hertha Berlini është futur në garë për transferimin e Granit Xhakës në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, që nga incidenti me tifozët në barazimin 2-2 të Arsenalit ndaj Crystal Palaces.

RMC Sporti raporton se skuadra nga Bundesliga e dëshiron transferimin e Xhakës, pas dështimit për ta transferuar Lucas Tousartin nga Lyoni.

Hertha thuhet se i ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e mesfushorit, por që janë refuzuar menjëherë.

Skuadra gjermane tashmë është e fokusuar në transferimin e Xhakës dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër, transmeton telegraf.

Jurgenb Klinsmann e dëshiron transferimin e ish-kapitenit të The Gunners në janar dhe ka filluar bisedimet me agjentin dhe skuadrën londineze.