15:16 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / Gj. Sh

Granit Xhaka i bën një dhuratë të shtrenjtë Taulantit për ditëlindje

Granit Xhaka ka befasuar vëllain e tij, Taulantin, me një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij, një Mercedes G-Class.

Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes. Siç shihet në një storie në Instagram nga mesfushori i FCB-së, ai ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i tij, Granit.

Në një video të shkurtër, Taulanti njoftohet me dhuratën e tij: një Mercedes G-Class i bardhë. Në videon e shkurtër Taulanti ka shtuar hashtag-un “dhurata për ditëlindje” dhe ka falënderuar vëllain e tij. “Faleminderit vëlla! Unë të dua!”, thuhet në postimin e tij.

Dhurata për ditëlindjen e Granit Xhakës kushton shumë. Një Mercedes G-Class i këtij lloji kushton rreth 200 mijë euro.

Graniti uroi vëllain e tij edhe në rrjetet sociale duke shkruar: “Gezuar Ditelindjen vellai im. Së bashku hodhëm hapat e parë. Kur nuk kisha mbështetje, ti ishe aty për mua. Këshillat tuaja më kanë motivuar gjithmonë. Shëndet dhe më të mirat për ju dhe familjen tonë”, shkruan Graniti për një foto të përbashkët që është bërë me siguri në makinën e re.