75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Granit Xhaka pas ndeshjes: E dinim se kundërshtari do të qëndronte mbrapa

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.

Ekipi i Xabi Alonsos qysh në minutën e 37’të shënoi për 1:0 me anë të Tella. Në pjesën e dytë, një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë sezon, Florian Ëirtz shënoi për 2:0 dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u shpreh tejet i lumtur për fitoren dhe tregoi se si skuadra kundërshtare u fokusua vetëm në kundërsulme.

“Ne e dinim që Wolfsburgu do të qëndronte pak më mbrapa dhe do të priste një kundërsulm. Na duhej të sulmonim dy-tri sekondat e para pasi humbisnim topin. Kjo funksionoi mirë. Sigurisht u bë pak më e lehtë kur të gjithë ishim të fokusuar”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes

Tani skuadra e Leverkusen i prinë tabelës me 67 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich./Indeksonline/