08:30 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Granit Xhaka reagon pas fitores në Europa League: Fitore e madhe!

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në rrethin tjetër të UEFA Europa League.

‘Topçinjtë’ siguruan kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1), shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes ka reaguar lojtari kosovar, Granit Xhaka. Ai shprehet shumë i lumtur për këtë fitore.

“Po pra, për këtë jam duke folur. Zemër e madhe, deshirë e madhe, fitore e madhe”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Xhaka në këtë takim luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike./IndeksOnline/