12:32 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gratë kërkojnë që dita e tyre të ketë të paktën 28 orë

Gratë thonë se kanë nevojë për një ditë prej 28 orësh për të bërë gjithçka, thotë një studim.

Gjashtë në 10 gra dëshironin që të kishin një ditë më të gjatë, ndërsa të anketuarit thanë se tre orë dhe 36 minuta ishin shumë ideale, si kohë shtesë për të ruajtur jetën e tyre sociale, karrierën dhe të shtëpisë.

Megjithatë, gjysma e 2 mijë grave të anketuara nga Olay aktualisht po sakrifikonin gjumin për t’i përshtatur  gjërat.

Kjo do të thotë se shumë prej tyre po merrnin vetëm gjashtë orë e gjysmë gjumë në një natë, në vend të tetë orëve të rekomanduara, transmeton Indeksonline.

Më shumë se një në 10 prej tyre thanë se nuk lanë punën deri në ora 07:00 apo më vonë.

Përafërsisht një e pesta e grave  zgjohen para orës 6, dhe më shumë se një e katërta po rrotullonin jastakun gjatë mesnatës.

Hulumtimi zbuloi se kostoja e mungesë së gjumit përfshinë sytë e kuq, lodhjen dhe mungesën e përqendrimit ditën tjetër, si dhe qarqet e errëta nën sy dhe lëkurën e keqe.

Dr.Rauke Neuser, shkencëtari kryesor i Olay, tha se hulumtimi tregon se si gratë po e fuqizojnë vetveten dhe po i gëzohen më shumë jetës, duke lënë anash orët e gjata të punës.

“Por është gjithashtu e rëndësishme të marrësh kohë për vete dhe të gëzohesh pak kohë duke u çlodhur”, ka thënë ai.

Studimi gjithashtu tregoi se gratë e moshës 25-35 vjeç ishin më të pritura për t’u dhënë prioritet shoqërimit,  hobit dhe zotimeve të tjera jashtë punës./Indeksonline/