07:04 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Gratë Lidershipe bëjn thirrje për mos festim të Ditës së Europës

Në emër të të gjitha grave lidershipe nga e gjithë Kosova sot në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë do të organizohet një protestë për Ditën e Evropës.

Kjo thirrje organizohet nga Gratë Lidershipe të Vitit 2017 të dalura nga NDI dhe USAID nga Java e Gruasë/Akademia e Grave për Lidership.

Dita e Evropës edhe këtë vit gjen dhjetëra qytetarë të Kosovës në pritje para ambasadave, me shpresën e marrjes së një vize për të lëvizur në zonën Schengen.

Ndryshe nga institucionet shtetërore që sot do të pushojn pasi 9 maji është festë zyrtare në Kosovë, ambasadat e shteteve të BE-së, vazhdojn punën normalisht, pasi ato respektojnë vetëm kalendarin e festave të shteteve nga vijnë.

Që nga përfundimi i luftës, kosovarët kanë mbetur të izoluar. Shtetet e vetme ku mund të udhëtojnë pa viza janë kryesisht shtetet fqinje.