Dita e Evropës, sheshet stolisen me flamuj (Foto)
Ndërsa të mërkurën do të shënohet Dita e Evropës – 9 Maji, tashmë ka nisur edhe rregullimi i shesheve në kryeqytetin e Kosovës.
Prishtina tashmë është stolisur me flamuj të shteteve evropiane për nder të kësaj feste.
Dita e Evropës është një festim vjetor i paqes dhe bashkimit në Evropë.
9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit.
Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.
Vizion i tij ka qenë krijimi i një institucioni evropian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut.
Traktati për krijimin e një organi të tillë është nënshkruar vetëm një vjet më vonë.
Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.
Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.
Ndryshe, 9 Maji është festa që kremtohet vetëm nga Kosova pasi në vendet tjera kjo është ditë pune.