10:46 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Gratë që merren me ushtrimet fizike, më pak të rrezikuara për zhvillimin e demncës

Qëndrueshmëria fizike në moshën e mesme mund të zvogëlojë rrezikun e demencës së grave me gati 90 për qind.

Gratë me një fizik të mirë janë diagnostifikuar me çrregullime mendore 11 vjet më vonë se ato në gjendje më të keqe fizike.

Një studim me gratë mbi 44 vjet, ka gjetur se stërvitja mund të mbrojë nga gjendja e rëndë psikike, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Demenca është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelektit, racinalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar reagim normal emocional./Indeksonline/