16:17 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Njerëzit që pësojnë sulm në tru kanë dy herë më shumë gjasa të kenë demencën

Njerëzit që kanë mbijetuar nga një goditje në tru, kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë demencen, ka gjetur një studim i madh.

Të dhënat nga 3.2 milionë njerëz- studimi më i madh i bërë ndonjëherë në këtë temë- sugjeron se dëmtimi i bërë në tru nga goditja ka një ndikim serioz në rrezikun e demencës.

Ekspertët kanë kohë që mendojnë se ekziston një lidhje, sepse rreziku i goditjeve dhe demenca rriten nga tensioni i lartë i gjakut dhe nga problemet kardiovaskulare.

Hulumtimi i botuar në revistën Alzheimer & Dementia, zbuloi se rreziku ma i madh i zhvillimit të demencës është menjëherë pas goditjes, por pastaj vazhdon prej vitesh./Indeksonline/