18:31 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Programet e ushtrimeve kundër demencës të pasuksesshme

Një studim i fundit tregon se programet e ushtrimeve te njerëzit e prekur me demenca “nuk punojnë”.

Studiuesit nga Oksfordi gjetën se nuk ka përmirësime të aftësive ose në sjelljen e më shumë se 300 personave në moshën 70-vjeçare, të cilat kanë mbajtur ushtrime me aerobik për më shumë se katër muaj.

Në studim morën pjesë 329 pacientë të prekur me demenca, të cilët ishin pjesë e sesioneve të gjimnastikës për 60-90 minuta dy herë në javë.

Pas 12 muajsh, studiuesit gjetën se nuk ka pasur përmirësime kognitive.

Profesor Martin Rossor nga Universiteti i Londrës tha se rezultatet nuk janë të papritura, pasi qelizat e trurit kishin nisur degjenerimin shumë vite para simptomave të nisjes së sëmundjes Alzheimer.

“Sidoqoftë, mesazhi është që ushtrimet janë të mira, por nisja e tyre sapo të jetë krijuar sëmundja mund të ketë vlera të kufizuara”, tha ai.

Studiuesit e Oksfordit thonë se nevojiten studime të tjera për të eksploruar forma tjera të ushtrimeve.

Ushtrimet e rregullta, sipas tyre, janë gjë e mirë dhe nuk ka arsye për ndaljen e tyre.