22:13 / E Martë, 30 Tetor 2018

Grekët djegin flamurin kuq e zi, i quajnë shqiptarët derra e qen

Në shenjë protestë për vrasjen e shtetasit shqiptar të kombësisë greke Konstandinos Kacifas, në Athinë është djegur flamuri shqiptar.

Në protestën e mbajtur sot në kryeqytetin grek kanë marrë pjesë dhjetëra njerëz.

Protestuesit njëzëri lëshojnë thirrje raciste dhe kërcënojnë për hakmarrje, ndërsa në banderolat që mbajnë në duart shkruhet “Konstandinos Kacifas i pavdekshëm”.

Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri: “Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje! Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë! Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka”.