17:13 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Grenell nesër në takim me Vuçiq-in

Përfaqësuesi Special i Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell, pas takimeve që zhvilloi me politikanët kosovarë, nesër do të qëndrojë në Beograd.

Takimi mes Grenell dhe  presidentit serb, Aleskandar Vuçiq nis në ora 14:00.

Ndryshe përfaqësuesi i ShBA-së qëndroi në Prishtinë bashkë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer./Indeksonline/