21:41 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grenell para ardhjes në Prishtinë: Zbatimi i marrëveshjes, në top-prioritetet e administratës Trump

Një delegacion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler, përfshirë ambasadorin Richard Grenell do të vizitojnë Prishtinën, Beogradin si dhe disa vende të tjera.

Emisari Special i Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar edhe vetë ardhjen e tij në Kosovës.

Përmes një publikimi të fundit, Grenell tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në top-prioritet kryesore të Administratës Trump.

“Zbatimi i marrëveshjes së bërë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga top-prioritetet e Administratës Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, tha Grenell, shkruan Indeksonline.

Më 4 shtator në Washington, saktësisht në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti paralajmëroi një vizitë të mundshme nga delegacioni amerikan në Kosovë, për të negociuar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit.

Grenell pas vizitës së nesërme në Prishtinë dhe takimet që do të zhvillojë këtu, të mërkurën udhëton drejt Beogradit./Indeksonline/