21:53 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Grenell përsëri i kërkon Albin Kurtit ta heq taksën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi janë duke qëndëruar në qytetin e Munihut në Gjermani për Konferencën e Sigurisë që është duke u mbajtur.

Ambasadori Amerikan dhe I Dërguari i Posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell po ashtu po qëndron atje.

Indeksonline mëson përmes burimeve se Grenell në një bashkëbisedim të shkurtër dhe larg syrit të mediave që e ka pasur me Kurtin sot, i ka kërkuar atij që të tërheq taksën për produktet serbe.

 Grenell edhe publikisht gjatë ditëve të kaluar ka ripërsëritur në media se ShBA kërkon që të tërhiqet taksa dhe të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu nga shteti serb ka kërkuar që të ndalet propaganda për çnjohje.

Kurti nëpër prononcimet për media ka theksuar se taksa do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.