08:34 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli, pritet të kërkojë nesër nga Vuçiqi rinisjen sa më të shpejtë të dialogut

Richard Grenelli, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump mbrëmë pati një darkë pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së sotme ai do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë, duke u takuar me liderët e partive politike.

Por nesër ambasadori amerikan, Grenell, vazhdon udhëtimin e tij drejt Beogradit, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat  serbe tashmë kanë raportuar se Grenelli pritet të kërkojë nga Vuçiqi rinisjen sa më të shpejtë të dialogut, transmeton Indeksonline.

Sipas “Blic”-it, kjo do të jetë kërkesa e veçantë e tij, pas suksesit të arritur në nënshkrimin e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

Por kanë vazhduar duke thënë se Vuçiqi, do t’i vendosë atij një kusht për heqjen e taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës në drejtim të produkteve serbe.

Vazhdimi i dialogut, heqja e taksës dhe bashkëpunimi ekonomik mund të jenë vetëm disa nga temat që pritet të diskutohen midis Grenellit dhe Vuçiqit./Indeksonline/