17:44 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Grenell reagon përsëri: Kurti hodhi gaz lotsjellës në Kuvend për ta ndalur Obamën që ta mbështesë demarkacionin

Ish-Përfaqësuesi i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar ta akuzojë Albin Kurtin se është kundër politikave amerikane.

“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, ka shkruar ai në Twitter.