08:40 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli takon sot së pari Kurtin, ndërkohë Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të presë sot në një takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar për Indeksonlinen se takimi Grenell-Kurti zhvillohet në orën 10:30, në zyra të VV-së.

Gjatë mbrëmjes së kaluar Grenelli pati një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi ku u theksua edhe njëherë roli që ka SHBA-ja lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të zhvillimit të Kosovës në përgjithësi.

Grenelli sot do të takojë edhe numrin një të LDK-së, Isa Mustafa duke filluar nga ora 11:30./Indeksonline/