22:40 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Gresa Behluli qet në shitje të gjithë fustanet, të hollat shkojnë për bamirësi

Këngëtarja Gresa Behluli ka qenë ditëve të fundit më se e komentuar në mediat rozë, kjo pasi që ajo i dha fund beqarisë.

Përveç një nuse e bukur, Gresa me gjestin e saj të fundit e ka dëshmuar që ka një zemër të madhe, përcjellë Indeksonline.

Ajo ka vendosur që t’i qes të gjithë fustanet e saj në shitje, ndërsa të hollat që grumbullohen do t’i dhuroj për bamirësi.

Ky është postimi i këngëtares:

Përshëndetje shokë e shoqe, sidomos për ju zonja dhe zonjusha , dua të iu tregoj që kam vendos me i shitë të gjitha fustanet e mija, dhe paratë që mbledhen nga shitja do ti dhuroj të gjitha për bamirësi.
Të gjitha janë fustane që kanë kushtu sepse jane punu me shumë kujdes bashkë me to ndaj edhe kujtimet ma të bukura, prandaj vendosa me kontribu përmes tyre..
Shumë shpejtë dalin fotot që i kam realizu me këto fustane do t’i shihni nga sot e tutje, pastaj ato që ju pëlqejnë keni mundësi me i porosit online.

\