75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Griezman ka vendosur, ja ku do të transferohet

Aventurat për transferimin e Griezman nuk kishin fund gjatë afatit kalimtar të verës para se francezi vendosi përfundimisht të qëndroj në Atletico.

Sipas Inderpendent, ylli francez është duke kërkuar të transferohet në Barcelonë duke i dhënë fund shpresës së Manchester United.

Çmimi i Griezman sillet rreth 200 milionë në janar, mirëpo mund të ulet në 100 milionë në afatin kalimtar të verës.

Ai ka shënuar pesë gola dhe tre asistime me Atletico Madridin këtë sezon. /IndeksOnline/