19:31 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Griezmann i nervozuar me Barcelonën që po e përdor si ‘karrem’ për transferimin e Neymar

Sipas mediumit francez “La Parisien”, Antoine Griezmann i ka thënë përfaqësuesve të tij se ai është i nervozuar me bisedimet për shkëmbimin e tij dhe Neymar, që do të thoshte se francezi do të kalonte tek PSG, kurse braziliani në Barcelonë.

Tutje, besohet që Barcelona që ka arritur marrëveshje me Griezmann për transferimin e tij me 1 korrik, mund ta përdorin sulmuesin si “karrem” që ta transferojnë Neymarin

Këtë gjë nuk e dëshiron Griezmann. Ai refuzon që të jetë pjesë e luftës së Barcelonës për transferimin e Neymar.

Mediat në Francë tregojnë që arsyeja se pse Griezmann nuk dëshiron të shkoj në PSG është marrdhënia jo e mirë e tij me Kylian Mbappen./Indeksonline/