11:41 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Griezmann po e pret me padurim debutimin me Barcelonën

Antoine Griezmann i është bashkuar Barcelonës nga Atletico Madrid për 120 milionë euro.

Kampionët e La Ligas do të luajnë kundër Chelseas të martën nga ora 12:30 dhe Griezmann pritet të debutoj.

Sulmuesi francez ka thënë se me padurim po e pret momentin kur do të luaj për herë të parë me fanellën e Barcelonës.

Nesër do të jetë minuta ime e parë me këtë këmishë, unë pres që ta shijoj atë në fushë me shokët e mi të ri“, ka thënë ish-sulmuesi i Atleticos.

Në sezonin e fundit, 28 vjeçari ka bërë 37 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola. /IndeksOnline/