11:42 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gropa në hyrje të ndërtesës në Prishtinë rrezikon jetën e qytetarëve (Foto)

Ndonëse kryeqyteti po ndërtohet e po mbushet me objekte të reja, ato të vjetrat kanë mbetur në harresë. Shumë nga to janë shkatërruar e paraqesin edhe rrezik për banorët.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar fotografi të realizuar në një ndërtesë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Siç shihet në foto, një gropë septike apo ndryshe “shatk” ndodhet në hyrje të objektit e që kanos jetën e qytetarëve.

Kapaku i kësaj grope është dëmtuar dhe nga pakujdesia, kalimtarët mund të bien në të.

Shikoni fotot e mëposhtme nga kjo ndërtese. /Indeksonline/