13:18 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gruaja bën shaka me burrin kinse ka fituar lotari – pastaj më vonë fituan një milionë funta

Një grua kishte bërë shaka me burrin e saj muajin e korrik kinse ka fituar lotarinë prej 250.000 funta por me 28 gusht ata fituan lotarinë prej një milion funta, transmeton Indeksonline.

Burri Daniel Peart nuk i kishte besuar fillimisht gruas së tij Charlotte kur e kishte telefonuar për t’i thënë se kishin fituar lotarinë prej një milion funta.

“Nuk i besova asaj sepse neve na pëlqen të bëjmë shaka me njëri tjetrin” tha Daniel Peart.

“Ai nuk më besoj fillimisht. Fillimisht më tha që nuk mund të flas me mua tani. Ishte e çmendur dhe jo një ditë normale” tha Charlotte.

Çifti Peart kishin vënë 1.50 funta në lotarinë e 28 gushtit. Ata po planifikojnë që të blejnë një shtëpi të madhe me paratë e lotarisë./Indeksonline/