14:00 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Lulija” e Seven Saraqit merr milionëshin e parë (Foto)

Seven Saraqi para 6 ditësh solli projektin e tij të ri muzikor ‘Lulija’, këngë e cila po pëlqehet mjaftë shumë nga audienca.

Këngëtari përmes llogarisë së tij Instagram ka treguar që ky projekt muzikor vetëm në kanalin Youtube është klikuar mbi 1 milion herë.

Ndryshe Seveni këtë vit ka qenë më se aktiv me projekte, ai para një muaji solli bashkëpunimin ‘Pa ty’ me Argjentina Ramosajn, që momentalisht është një nga këngët më të dëgjuara./Indeksonline/