14:17 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e guximshme pozon nudo, pasi mposhtë 3 herë kancerin e gjirit

Një nënë e guximshme e tre fëmijëve ka pozuar e zhveshur për të treguar shenjat në trup pasi ka mposhtur kancerin e gjirit tre herë.

Gemma Cocrell, 49 ka dashur të tregojë anën reale të mbijetesës së kancerit të gjirit dhe atë ta paraqet te gratë e tjera.

Cockrell, e cila është një biznesmene që jeton në Kingston-upon-Thames, Londër ka vendosur të mos ketë operacione plastike të gjirit, pavarësisht dëshirave të kirurgëve.

Fotot ishin për të fuqizuar gratë se nuk duhet të ndihen të ngacmuar nëse ato kanë kaluar nëpër një periudhë të tillë dhe nuk bëjnë ndërhyrje kirurgjike.