08:18 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gruaja e parë mjeke në ShBA

Elizabeth Blackwell më 23 qershor të vitit 1849, u bë gruaja e parë mjeke në ShBA.

Ajo mbështeti arsimin mjekësor për gratë dhe ndihmoi karrierën e shumë të tjerave.

Më 1857, Elizabeth krijoi ambulancat e para në Nju Jork. Ajo botoi disa libra të rëndësishme mbi çështjen e grave në mjekësi.

Elizabeth punoi në klinika në Londër e Paris për dy vjet. Gjatë punës ajo u infektua dhe humbi shikimin në njërin sy dhe u kthye në Nju Jork më1851, duke hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë një kirurge.