08:23 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Gruaja e raporton në Polici ish-burrin: Më kanos përmes Facebook

Një tjetër rast i kanosje është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Një grua (E.M.) ka raportuar se ish-burri i saj (Xh.A.) në vazhdimësi është duke e kanosur.

Ajo ka thënë se kanosja po i bëhet përmes rrjetit social Facebook, ku i dyshuari vazhdimisht po e thërret.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline, policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarin por nuk është arritur.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/