22:10 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Gruaja lind dy grupe binjakësh djem dhe një grup vajza binjake

Një grua në Hjuston të Teksasit ka lindur ‘sextuplets’, duke mposhtur shanset që një gjë e tillë të bëhet rast në një 4.7 miliardë.

Thelma Chiaka solli në jetë dy grupe të djemve binjakë dhe një grup vajzash binjake të premten në mëngjes, transmeton Indeksonline.

Të gjashtë foshnjat kanë lindur ndërmjet orës 04:50 dhe 04:59 të mëngjesit me pesha që variojnë nga një kile deri në dy kilogramë.

Sipas spitalit, secila prej foshnjave është në gjendje të qëndrueshme dhe do të vazhdojë të mbikëqyret në njësinë e kujdesit intensiv./Indeksonline/