12:29 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Gruaja me emër të pazakontë dëshiron ta ndryshojë atë pas shumë vitesh

Për shumicën e njerëzve, emri i tyre është pjesë e identitetit të tyre.

Për të tjerët, është një pseudonim ose emër i përkëdhelur e për dikën nuk është emri që do dëshironin ta thërrisnin.

Fatmirësisht, ne të gjithë kemi mundësinë për ta ndryshuar ligjërisht emrin tonë nëse dëshirojmë ta bëjmë këtë.

E një vajzë në rrjetin social ‘facebook’ ka postuar dëshirën e saj për ta ndërruar emrin.

Kjo pasi, prindërit e saj e kishin pagëzuar me emrin Xhon, emër ky i gjinisë mashkullore.

Ajo thotë se për shumë vite ka marrë vëmendje për të keq për shkak të emrit.

 21-vjeçarja, thotë se nëna e saj nuk po e pranon emrin e ri si  Princess Consuela Bananahammock.

Ajo vazhdoi “Nëna ime dhe ajo thotë se nuk do ta pranonte emrin e ri si emrin tim të vërtetë dhe se ajo mendon se po braktis kujtimin e gjyshit tim Ajo e ka bërë të qartë se nuk e miraton”, ka shkruar ajo.

Por, komentuesit kanë dhënë përgjigje pozitive për të duke e inkurajuar që të ndryshojë emrin./Indeksonline/