09:38 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Gruaja nga Malisheva që vdiq prej virusit korona u varros mbrëmë në orët e vona

Mbrëmë është shënuar viktima e gjashtë nga virusi korona në Kosovë. Pacientja 66 vjeçare nga Banja e Malishevës vdiq vetëm pak ditë pasi u diagnostikua me sëmundjen ngjitëse COVID-19, raporton IndeksOnline.

E vetëm pak kohë pasi ajo vdiq familjarët organizuan ceremoninë e varrimit. Gruaja nga Banja u varros mbrëmë rreth orës 22:00 në Banjë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka konfirmuar se varrimi i të ndjerës është bërë në orët e vona.

Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e të prekurve të tjerë nga ky virus është stabile.

Deri tani janë dhjetë fshatra të kësaj komune të prekura me virusin korona e ku numri deri tani ka shkuar në 66 të infektuar./IndeksOnline/