10:59 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Gruaja publikon hartimin e fundit të Agim Ramadanit, i notuar me 5-she

Agim Ramadani sot do të festonte ditëlindjen e 58-të. Bashkëshortja e heroit të Kosovës, Shukrija ka publikuar hartimin e fundit të Agim Ramadanit.

Hartimi magjepsës ishte notuar me 5-she në shkollën e mesme.

”Sot është ditëlindja jote e 58, Gimi jem, apo e 22 si hero i atdheut! Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme, ku profesoresha Shejnaze Elezi te noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar, me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar Shukrije Ramadani në Facebook./Indeksonline/