75 Mall Live Search
16:10 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Grubi: Cili sulltan me ferman ju qorroi për t’mos e parë rrugën e duhur drejt NATO dhe BE?

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi dje në fjalimin e tij para deputetëve ka goditur deputetët  që nuk e ndjekin rrugën e duhur drejt NATO-s dhe BE-së

Ja fjalimi i tij…

Në fakt më provokoi kolegu Dimovski, do ta citoj, ” VMRO-ja historike e para ka qenë PËR NATO dhe Bashkimin Evropian”, kjo do të thotë se VMRO-ja ka qenë për NATO dhe BE edhe kur NATO dhe Bashkimi Evropian nuk kanë ekzistuar dhe që atëherë VMRO ka qenë për NATO dhe Bashkimin Evropian, gjë që është pëtr tu përshëndetur se në fakt kanë qenë të parët, por ja e keni shansin që të jeni edhe të fundit për NATO dhe Bashkimin Evropian, vendosni vulën tuaj dhe votoni PËR.

Bëhuni ata që në fund do ta rrumbulakësojnë rrugëtimin që e kanë filluar ata të VMRO-së në periudhën e Maqedonisë Otomane, në periudhën e  Banovinës Jugore,  në Maqedoninë Socialiste, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Republikën e Maqedonisë dhe nesër në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Vendosni ju vulën, bëhuni ju ato që do ta rrumbullaksojnë atë që nuk kanë arritur të tjerët para pothuajse 150 viteve.

E dini, Ismail Kadare ka të shkruar një vepër e cila quhet “Qorr Fermani”.
Fermani, e dini apo, është vendim i Sulltanit.  E kanë bindur Sulltanin se nuk i shkon siç duhet sundimi sepse dikush e ka marrë mësysh  dhe sulltani ka sjell vendim që të  miratojë një Qorr Ferman që ti qorroj të gjithë ata sy që marrin mësysh.

Cili sulltan zonja dhe zotërinj  na ka  qorruar që të mos e shohim rrugën drejt Brukselit, kush na ka qorruar që të shohim në gjëra të gabuara, kush e miratoi atë ferman.

Para nesh është Brukseli, pas nesh është izolimi. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike.  Zgjidhja e kontesteve me fqinjët, që do të kishte thënë Davutogllu zero konteste me fqinjët.
Sundimi i së drejtës dhe shtetit juridik, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore, më shumë vende pune, më shumë investime nga ve di dhe të huaja  dhe në fund integrim të Maqedonisë në  NATO dhe Bashkimin Evropian.
A ka ndonjë nga ne deputet në këtë sallë ose cili do nga të gjithë 120 deputetët të Kuvendit që nuk e ka premtuar të lartpërmendurën  në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016?!

A ka ndokush nga ne që nuk e ka premtuar këtë, a ka ndonjë nga gjithë ne 120 deputet që është kundër integrimit  të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
A ka ndonjë deputet që nuk e din se rruga drejt Brukselit  është e realizueshme përmes marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përmes zgjidhjes së kontestit me emrin që Greqia e ka me ne?

Nëse ka ndonjë deputet qe nuk e di këtë,nuk besoj se ka, por nëse ka ndonjë që nuk e di le të thotë tani ose le të votojë PËR, opsion tjetër nuk ka.
Këtë rrugë e kemi filluar para pothuajse tre dekadave, se bashku Maqedonas  Shqiptar dhe të tjerë.

Kjo rrugë është e papërsëritshme dhe nuk ka kthim mbrapa.

Ky është absolutisht shansi i fundit i gjeneratës tonë që të ketë mundësi për të bërë diçka për veten, pikë së pari, për familjet tona, për  fëmijët tanë, për fëmijët e tyre dhe për gjeneratat pas tyre.

Shansi i vetëm absolut është që ne të bëjmë diçka shumë të rëndësishme në jetën tonë.

Dhe kështu bashkërisht, Shqiptar, Maqedonas, Rom, Turq,  Vlleh, Serb, të gjithë së bashku në rrugë për një ëndërr të përbashkët për Maqedoninë EuroAtlantike.

Dhe kjo ëndërr e qytetarëve tanë  përputhet që ta ëndërrojmë bashkë me Uashingtonin, me Brukselin, me Romën, me Parisin, me Londrën, me Vjenën, me Berlinin, kemi fatin që e ëndërrojmë ëndërron e njëjtë së bashku.

Rrallë kur ndonjë gjeneratë ka mundësi të këtillë historike që të miratojë vendime kaq të guximshme dhe vendime kaq të rëndësishme për ata që do të vijnë pas nesh.

Sot, fillojmë ta shënojmë linjën ndërmjet të kaluarës dhe ndërtimin e ardhmërisë, ndërmjet regresit dhe progresit,  ndërmjet integrimit dhe izolimit,  ndërmjet lindjes dhe përëndimit!
Siç thash kur e ratifikuam marrëveshjen se nuk mund ta ndryshojmë kahjen e erës, por gjithsesi se mund ti drejtojmë velat në anën e duhur dhe ja velat po na dërgojnë në ujërat e qeta.  E dërgojnë Maqedoninë tonë në det të qetë, në detin e Brukselit.
Ejani të ndihmoni bashkërisht!

Ne, të nderuar kolegë, jemi para vendimit të cilin duhet ta shikojmë nga dy aspekte,  si politikanë dhe si liderë.  A do të votojmë për zgjedhjet e ardhshme, apo do të votojmë për gjeneratat që vijnë.

Unë dhe bashkëmendimtarët,  në veçanti ato nga partia nga e cila vij, Bashkimi Demokratik për Integrim,  e dijmë saktë se çfarë ju duhet gjeneratave që do të vijnë pas nesh, shtet i sigurtë, krah për krah me Uashingtonin dhe Brukselin.

Dhe tani, do mundohem që të parafrazoj disa njerëz më të mençur se unë të cilët thonë se të gjitha ëndrrat tona do të na plotësohen vetëm nëse kemi guxim që ti ndjekim.

Dhe guximi, guximi është i përhershëm, nuk është i përhershëm suksesi, mund të ndryshojë, nuk është i përhershëm edhe dështimi edhe ai mund të ndryshojë, guximi është i përhershëm dhe vendimtar.
Frika, frikësimi nuk do të thotë mungesë guximi, guximi nuk do të thotë të mos kesh frikë, por ballafaqim dhe triumf ndaj frikës.

Patjetër duhet të ballafaqoheni me frikën që e keni.

Në këtë rast frika është izolimi, ndërsa guximi është integrimi. Është kaq e thjeshtë dhe kaq bardh e zi!

Prandaj sot dhe ditët në vijim janë janë ditë për femra dhe meshkuj deputet të guximshëm.

Vështirësitë zakonisht, i pregadisin njerëzit që të ballafaqohen me fatin.

Ne kaluam shumëçka së bashku. Kaluam ndarje nga një federatë, kaluam luftëra dhe luftë tek ne, kaluam paqë dhe trazira, ia dolëm, jemi të njëjtët ata që ishim në imperinë otomane dhe atë Jugosllave edhe në Jugosllavinë Socialiste në Ish Republikën Jugosllave të  Maqedonisë  dhe tani në Republikën e Maqedonisë dhe do të jemi të njëjtit  edhe në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe të njëjtit do të jemi si pjesë e Bashkimit Evropian.

Sepse,  të gjithë ne do të jemi të njëjtë, dhe fëmijët tanë do të jenë të njëjtë, ju ftoj që të mos dështojmë në hapin e fundit të kësaj vështirësie që është para nesh.

Unë jam i bindur se do ta bindni veten se kjo është rruga e vetme për Maqedoninë tonë.